VIDEO/ Ndeshje që të bën të dashurosh futbollin! Makineria e Guardiolës shtyp Bajernin, hedh njërën këmbë në gjysmëfinale

Mançester Siti-Bajern Mynih ishte një nga ato ndeshje që të bën të dashurosh futbollit. Liga e Kampionëve u rikthye me emocione të fortë, teksa të dyja skuadrat dhuruan spektakël në fushën e lojës. Driblimet, rastet e shumta dhe golat të joshnin për të ndjekur me kërshëri këtë duel titanësh.

Tifozët kanë pritur vetëm 27 minuta për të shijuar golin e parë të këtij takimi. E majta e Rodrit përfundon në trekëndësh, duke shënuar një gol që edhe kundërshtarët do ta duartrokisnin. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 për “qytetarët“, ndërsa e dyta nisi me një marsh më tepër nga bavarezët.

Por megjithëse ishte Bajerni që po kërkonte baraspeshën, rrugën e rrjetës  e gjen përsëri Mançester Siti. Bernardo Silva e dërgon topin me kokë pas shpinës së Zomerit në minutën e 70 të ndeshjes, ndërsa vetëm 6 minuta më vonë Halandi trefishon rezultatin. Makineria e Guardiolës shtyp Bajernin me rezultatin 3-0 dhe hedh njërën këmbë drejt gjysmëfinales. Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Mynih, ku bavarezët i pret një mision thuajse i pamundur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *