Napoli është i papërmbajtshëm këtë sezon në Itali, teksa sot ka regjistruar fitoren e tetë radhazi në kampionat. Të kaltrit kanë mposhtur me shifrat 2-0 Empolin dhe shkojnë në kuotën e 65 pikëve në krye të tabelës së klasifikimit. Titullar nga minuta e parë në këtë përballje ishte edhe Ardian Ismajli, i cili ishte i pafat mbrëmjen e sotme.
Mbrojtësi shqiptar shënon aksidentalisht një autogol në minutën e 17 të takimit, duke i dhënë epërsinë të kaltërve. Më pas ishte i përhershmi Osimhen, që në minutën e 28 dyfishon rezultatin. Napoli luan me 10 lojtarë që nga minuta e 67, por kjo nuk përbën asnjë ndryshim për ta, pasi rezultati mbetet i pandryshuar deri në vërshëllimën e trefishtë të arbitrit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Empoli 0x1 Napoli
?? Ardian Ismajli (contra)
? Italiano pic.twitter.com/8vZF2s78JF
— MS gols (@MsGols) February 25, 2023