Majorka është ndalur në një barazim 0-0 ndaj Getafes. Vetëm tre minuta lojë dhe Vedat Muriqi u gjend në vendin e duhur dhe në kohën e duhur. “Pirati” e shtyu me sukses topin në rrjetë, por nuk mundi të festonte. Shoku i tij i skuadrës, i cili i shërbeu topin në zonë, ndodhej në pozicion jashtë loje.
Arbitri anësor ngriti lart flamurin dhe rezultatin mbeti ende 0-0. Shifra që nuk ndryshuan deri në vërshëllimën përfundimtare. Majorka shkon në kuotën e 9 pikëve dhe mban vendin e 14 në renditje. Në krahun tjetër, Getafe qendron në vendin e 12 të klasifikimit të La Lias./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Vedat Muriqi scores but Dani Rodriguez who assisted the goal was offside. ???pic.twitter.com/PNmU5bcj7d
— LaLigaExtra (@LaLigaExtra) October 28, 2023