Vedat Muriqi gjeti golin e tetë sezonal në fitoren 3 – 0 të Rizesporit kundër vizitorëve të Jeni Malatjasporit. Në minutën e 95-të, sulmuesi shtatlartë vulosi fitoren e skuadrës së tij duke shtyrë topin drejt rrjetës,çka çoi shifrat në 2 – 0.
https://twitter.com/STSLigNet/status/1099028710810939392
“Metamorfoza” e Rizesporit gjatë 2019-ës të lë me gojë hapur. Skuadra nga lindja e Turqisë e mbylli vitin e kaluar në vendin e fundit të tabelës me 12 pikë, ndërsa tani Rizespor është “katapultuar” nga vendi i 18-të në të 10-in.
Ky ndryshim drastik falë një ecurie fantastike, ku në gjashtë ndeshje skuadra e Muriqit ka fituar pesë herë dhe barazuar një herë. Gjithsesi rreziku i rënies nga kategoria mbetet shqetësues, pasi zona e ftohtë është vetëm katër pikë larg.