Fianlja e parakohshme e këtij kampionati Europian i takon Anglisë. Kombëtarja e “tre luanëve” ka mposhtur Gjermaninë me rezultatin 2-0. Fillimisht Sterling dhe më pas Kane mjaftuan që “Wembley” të kthehej në një arenë feste dhe gëzimi.
Gjermania pati shansin e artë për të barazuar gjithçka në minutën e 81-të, por Thomas Muller shuan shpresat e një kombi të tërë. Bavarezi gaboi ballë për ballë me portierin, duke u kthyer kështu në lojtarin më të urryer në Gjermani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Harry Kane has his goal but what a player Grealish is ?#ENGGER
— ? (@PeterInc_) June 29, 2021