VIDEO/ Mosha flet shumë për këtë mbrojtës, Roma shpërndan urimin për Marash Kumbullën

Një ditë e veçantë është kjo e sotme për Marash Kumbullën. Mbrojtësi i Shqipërisë mbush 22-vjeç dhe urimet kanë ardhur nga të gjithë tifozët e Romës, për ta nisur që nga vetë faqja e klubit të kryeqytetasve.

“Sot mbrojtësi ynë mbush 22-vjeç”, shkruan Roma që postoi një video nga disa momente të Kumbullës gjatë ndeshjeve. Vetë shifrat e moshës tregojnë qartësisht të ardhmen që e pret këtë lojtar, që ka shumë potencial. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *