Një skandal i vërtetë është publikuar nga ana e mediave franceze të cilat zbardhën një bisedë mes Benzemas dhe Mendy. I tradhtuar nga kamerat, sulmuesi i Realit të Madridit i kërkoi shokut të skuadrës, Mendy, që të mos i pasonte më Vinicus Junior. Arsyeja? Talenti i ri nuk po luante për skuadrën dhe po shkatërronte më kot aksionet e Realit të Madridit, duke kërkuar prestigjin personal.
Fjalët e Benzemas që shkuan më tej duke thënë se Vinicus po punonte kundër madrilenëve kanë bërë xhiron e botës. Heshtjen e madhe e ka thyer një mesazh i vetë sulmuesit: “Qentë le të lehin”. Megjithatë nuk ka asgjë më tepër sesa një adresim i tillë nga ana e Benzemas, kur kërkohet një shpjegim për të vërtetën. /Sport Ekspres/
Benzema: “Não passes ao Vinícius, ele está a jogar contra nós.” ?pic.twitter.com/Ze1HjV4lMI
— Betclic Portugal ? (@BetclicPortugal) October 28, 2020