Teuta-Partizani ka ngritur siparin e sezonit 2021/2022 në Abissnet Superiore. Një takim ky që përfundoi me fitoren 1-0 të kampionëve në fuqi dhe që për herë të parë solli përdorimin e sistemit VAR. Në minutën e 58, një top përplaset në zonë me Ivanoviç dhe menjëherë ka dyshime për prekje me dorë.
VAR ka ndërhyrë në këtë episod, ndërsa vetë gjyqtari Juxhin Xhaja ka kërkuar në kufje nëse kishte më tepër se 50% siguri për rastin në fjalë. Përgjigja duket se ka qenë pozitive, prandaj arbitri kryesor i kësaj sfide i është drejtuar monitorit për të rishikuar me imtësi pamjet. Prej aty sheh se topi është ndalur në krahun e mbrojtësit të Teutës, duke akorduar penallti në favor të Partizanit, që është humbur nga Stenio Xhunior./Halit Delibashi-Sport Ekspres/