VIDEO/ Mirlind Daku shënon dhe feston para syve të Challandes, e hoqi për “fantazmën” Atdhe Nuhiu

Ballkani ka fituar 0-2 ndaj Trepçës në javën e 26-të të Superligës së Kosovës. Me këtë fitore skuadra e drejtuar nga Shkëmbi ngjitet në vendin e parë në kampionat. Goli i parë u shënua mga Daku, i cili po kalon një formë shumë të mirë.

Daku realizoi në minutën e 38-të dhe ka festuar përballë trajnerit të Kosovës, Challandes, i cili ishte i pranishëm në këtë ndeshje. Në listën e përfaqësueses dardane nuk u pa askund emri i Mirlind Daku, teksa tekniku zviceran preferoi të thërriste Atdhe Nuhiut në repartin e sulmit. Një futbollist ky që është kritikuar prej vitesh me radhë teksa nuk arrin që të shënojë dot, por ka besimin e verbër të Shaland. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *