VIDEO/Miq, duhan dhe letra bixhozi, kur rregullat bëhen për t’u thyer për lojtarin e Manchester United

Marcos Rojo ka ndezur polemika të mëdha në vendlindjen e tij. Lojtari i Manchester United është huazuar te skuadra e Estudiantes në Argjentinë, ku po kalon edhe periudhën e vështirë të Koronavirusit. Megjithatë mbrojtësi 30-vjeçar nuk duket të ketë humbur shumë nga përditshmëria e tij, ose të paktën kur bëhet fjalë për argëtimin. Karantina nuk është zbatuar aspak prej tij dhe kjo shihet qartë në pamjet që po qarkullojnë në rrjet.

Miq, duhan dhe lojra me letra, kjo është ajo çfarë rezervon “izolimi“ i Rojo. Argjentina ka marrë masa të rrepta sigurie dhe ka vendosur t’i lërë në fuqi këto rregulla deri në datën 10 maj. Por rregullat janë bërë për t’u thyer për lojtarin e “djajve të kuq“, që duket se nuk i intereson shumë kjo pjesë. Megjithatë nuk është i pari që thyen masat e sigurisë, pasi edhe lojtarë të tjerë në Angli nuk e kanë mbajtur dot veten pa u dëfryer me festa të çmendura në këto kohë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online