Milani lë pas humbjen e dytë ndaj Chelsea-t duke mposhtur në transfertë Veronën. “Djalli” u tregua me fat në fillim të takimit, teksa Miguel Veloso bëri autogol në minutën e 9-të. Megjithatë, vetëm pas 7 minutash Verona arriti të barazojë gjithçka në 1-1.
Në pjesën e dytë, Milani u hodh në sulm për të marë tre pikët. Por goli do të vinte vetëm në minutën e 81-të me anë të Tonalit, i cili mori një pasim të shkëlqyer nga Rebiç dhe arriti të gjejë rrjetën. Minutat e fundit ishin një “makth” për Milanin, që vuajti sulmet e njëpasnjëshme të Veronës. Farmirësisht për kuqezinjtë, porta mbeti e paprekur deri në fund të takimit./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
? TONALI LATE GOAL, ASSIST FROM REBIC pic.twitter.com/OUrQuOOGL8
— CHAMPIONS OF ITALY (@_InsideMilan) October 16, 2022