Barcelona ka mposhtur me shifrat e thella 4-0 Osasunën ditën e sotme, duke rigjetur rezultatet pozitive në këtë sezon luhatjesh për ta. Në listën e golashënuesëve nuk mund të mungonte emri i Lionel Mesit, i cili tund rrjetën në minutën e 73-të për të vulosur shifrat përfundimtare të takimit.
Por ajo që ishte më e veçanta dhe që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, ishte mënyra e reazilimit të këtij goli. Ylli argjentinas rikrijoi edhe njëherë golin e shënuar nga Diego Armando Maradona në vitin 1993 me fanellën e Njuells Bojs.
Në fund Mesi vendos të kushtojë edhe homazhin e tij gjatë festimit. Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë vesh fanellën e Njuells Bojs me numrin 10 dhe festoon në të njëjtën mënyrë si legjenda e futbollit botëror. Me duart e drejtuara qiellit, Mesi nderon më të madhin e të gjitha kohërave.
Por arbitri ka vendosur që të mos tolerojë as kur vjen puna për të respektuar ndarjen nga jeta të një emri si Maradona, pasi menjëherë nxjerr kartonin e verdhë për kapitenin e Barcelonës për shkak se hoqi fanellën e tij gjatë festimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Messi, Newels formas?yla Maradona’n?n att??? golü kopya ederek Maradona’ya selam çak?yor, muhte?em bir an! pic.twitter.com/DxDNcaj3qu
— Sineverse? (@sineverse) November 29, 2020