Argjentinë-Francë ishte një finale që la të mbërthyer pas ekranit miliona tifozë në mbarë botën për vetë emocionet e forta që ofroi. Franca dërgoi ndeshjen në shtesa në mënyrë të papritur, duke thyer dominimin absolut të amerikano-jugorëve. Mbape shënoi dy golat që barazuan shifrat, ndërsa veprimi i tij pas golit të dytë ka hapur diskutime të mëdha te tifozët.
Sulmuesi francez forcon grushtin e tij dhe bën një mimikë në fytyrën e tij si për të treguar forcën pas dopietës së shënuar. Në drejtim të tij gjendej Mesi, i cili ka parë më pas në anën tjetër i çuditur për të vërtetuar nëse kishte lojtarë francezë pas tij apo gjesti ishte thjesht një thumbim për të. Por pas tij ishte Muani dhe ndoshta veprimi i Mbapesë ishte një gjest për t’i dhënë kurajo shokëve të tij të skuadrës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Mbappe to Messi after his second goal!??pic.twitter.com/T1NAb9zdzb
— BRGoals (@GTVWorld) December 18, 2022