Juventusi triumfoi me shifrat 0-3 në “Kamp Nou” kundër Barelonës dhe rrëmbeu vendin e parë në grup. Një sfidë kjo që pritej me kërshëri nga tifozët për të parë duelin mes Mesit dhe Ronaldos. E gjithë bota e futbollit është e ndarë në dy krahë kur vjen fjala te këta lojtarë dhe shpesh shtrohet pyetja: “Më i mirë Mesi apo Ronaldo”? Por sot ai që fiton vëmendjen e të gjithëve është një tjetër legjendë e gjallë, Xhanluixhi Bufon.
Portieri 42-vjeçar ka treguar se për të vitet nuk përmbëjnë aspak problem. Pavarësisht se është më i vjetër në moshë se trajneri i tij Pirlo, kjo nuk e ka ndaluar gardianin italian të fluturojë mes shtyllave, duke e mbajtur rrjetën të paprekur.
Bufon ka qenë vendimtar mbrëmjen e sotme, ku i ka mohuar jo pak herë Lionel Mesit të provonte shijen e golit. Statistikat e portierit të Juventusit janë për t’u duartrokitur, teksa sot ka bërë plot 7 pritje ku në 3 prej tyre i është dashur të zgjatet së tepërmi për të shmangur golin. Ndërkohë një tjetër statistikë poziteve për të ka qenë fakti se 5 prej 8 topave të gjatë të dhënë prej tij kanë qenë të saktë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/juvecanal2/status/1336406468329934850
https://twitter.com/juvecanal2/status/1336421633066733572
GIGI BUFFON ?? #UCL #BarcaJuve pic.twitter.com/ncrpU288Yg
— Juve Canal (@juvecanal2) December 8, 2020