VIDEO/ Mesfushori i Kombëtares shqiptare ndihmon ekipin për të dalë me pikë, dy asiste mbajnë firmën e tij

Gorica dhe Lokomotiva e Zagrebit kanë barazuar me shifrat 3-3. Një ndeshje plot emocion që i përjetoi të gjitha përgjatë 90 minutave, gola, penallti dhe kartona të kuq. Protagonist në fushë ishte edhe Enis Cokaj. Mesfushori i Kombëtares shqiptare mban autorësinë e dy golave për Lokomotivën e Zagrebit.

Në minutën e 42-të Cokaj shërben për shokun i tij të skaudrës, i cili gjendej i pashqetësuar nga kundërshtarët në zonë dhe i dërgon shifrat në 2-1. Ndërkohë asisti i dytë do të vinte në minutën e 85 dhe do të mbartte një vlerë edhe më të madhe. Lojtari shqiptar tregohet mjaft altruist, teksa pavarësisht se gjendej në një pozicion nga ku mund të shënonte vetë, zgjedh të pasojë për shokun e tij të skuadrës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *