VIDEO/ Mes tensionit të tifozëve dhe dramës, Laçi mund në fund Tiranën dhe mban hapur llogaritë e Superiores

Laçi-Tirana 1-0 Lushkja 88′ p

Laçi po vazhdon me ecurinë mbreslënëse të rezultateve pas ardhjes së Mirel Josës. Kurbinasit i kanë shkaktuar humbjen e dytë Tiranës në kampionat. Këtë herë duke fituar me shifrat 1-0 falë golit të Regi Lushkjës në minutat e fundit.

Një përballje e vakët dhe pa shumë emocione për thuajse gjithë takimin, ku kryefjala e vetme ishte incidentet mes tifozëve dhe hedhja e sendeve. Për të mbërritur në vendosjen e takimit ka menduar Bekaj me gabimin e tij.

Poriteri i Tiranës ka ndërhyrë në mënyrë të gabuar te Deliu dhe kryesori do të vazhdonte takimin. Më pas erdhi thirrja nga VAR dhe gjatë atij momenti, një prej lojtarëve të Tiranës do të shtrihej në tokë pasi u godet më një send të hedhur nga tifozët. Kryesori i takimit ktheu vendimin e tij pas përsëritjes së pamjeve dhe Lushkja e dërgoi topin në një krahë dhe Bekajn në tjetrin. /Sport Ekspres/

Laçi: Dajsinani; Roganoviç, Ignjatoviç, Malota, Ziko; Deliu, Shehu, Lushkja; Turkaj, Zarubica, Guindo

Tirana: Bekaj; Toshevski, Behiratçe, Hoxhallari, Ismajlgeci; Toli, Najdovski, Limaj; Totre, Seferi, Ngo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online