Kohë merkato jo vetëm për klubet shqiptare, por edhe për televizionet sportive. Teksa pritet që të shpallet fituesi sa i përket të drejtës për të transmetuar ndeshjet e Superiores, te “Oversport” janë duke u përgatitur në rast të suksesit.
Të ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, nuk munguan edhe batutat. Alban Xhihani i ka shfaqur propozimin komentatorit të njohur në vend, Ylli Agës, duke i paraqitur një fletë të bardhë: “Jepja që ta nënshkruajë dhe të tregojë sa e do rrogën Ylli Aga”, u shpreh Xhihani. /Sport Ekspres/