Xhakomo Vrioni ka debutuar në shtëpi me ekipin e New England Revolution. Sulmuesi shqiptar do të aktivizohej në minutën e 55 kundër Torontos së Insigne dhe Bernadeski.
Ndeshja kaloi në një dramë të vërtetë. Pas një penalltie të akorduar për Toronton, portieri vendas arriti të ndali Insginen.
Miqtë dominuan në pjesën më të madhe të ndeshjes, por New England Revolution kishte shansin e madh në minutën e 3 të shtesës.
Xhakomo Vrioni del i vetëm para portierit dhe e dërgon topin jashtë. Sulmuesi nuk i besoi syve dhe menjëherë shtrihet në tokë mes shokimi për atë që ndodhi e shpërdoroi. /Sport Ekspres/