VIDEO/ Me fanellat e Shqipërisë duke pritur autograf, shihni se çfarë pritje i kanë bërë sot Kristjan Asllanit pas ndeshjes së Interit

Interi zhvilloi një ndeshje që për Kristjan Asllanin ishte jo pak emocionuese. Zikaltërit janë përballur në transfertë me Empolin, atje ku fituan me shifrat 0-3. Mesfushori shqiptar u aktivizua vetëm në minutën e 87 duke marrë vendin e Calhanoglu.

Asllani ka dalë nga Empoli dhe pritja e tifozëve ishte shumë e ngrohtë për të. Disa tifozë shkuan për ta përshëndetur mesfushorin e Kombëtares dhe t’i marrin autograf. Disa prej tyre kishin zgjedhur edhe që të merrnin fanellat e Shqipërisë me vete, që autografi i Asllanit të lihej te to. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *