VIDEO/ Më e pazakonta në Bundesligë, lojtarët e Bayern dhe Hoffenhaim pasojnë me njëri-tjetrin për inat të tifozëve

Fitorja e thellë e Bayern Munich nuk është mbyllur ashtu siç duhej. Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë ndeshjes mes Hoffenhaim dhe bavarezëve. Takimi është ndalur për disa minuta nga gjyqtari i takimit dhe arsyeja janë tifozët miq. Mbështetësit e Bayernit kanë shpalur një baner me fjalë fyese për pronarin e Hoffenhaim, Dietmar Hopp.

Banderola me fjalët “Dietmar është një bir k****” nuk është pritur aspak mirë nga trajneri i bavarezëve, që sapo e ka parë është sulur menëherë drejt tifozëve për ti bindur ta largojnë. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe disa prej futbollistëve, por me sa duket fjalët e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët.

Por kundërpërgjigja ka ardhur në fushën e lojës. Lojtarët e të dyja skuadrave kanë nisur të tallen, duke bërë pasime elementare mes njëri – tjetrit pa ndërtuar asnjë aksion. Ishte minuta e 76 kur diçka e tillë ndodhi, me futbollistët e të dyja skuadrave që thjesht donin të shpërdoronin minutat si formë hakmarrjeje ndaj tifozëve. Këshut për disa minuta ndeshja ka ngjasuar më tepër me një seancë stërvitore se sa me një përballje të vlefshme për “Bundesligë”./Sport Ekspres/

https://twitter.com/Bayern_mania/status/1233785004095873026?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1233785004095873026&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.periskopi.com%2Fnderpritet-ndeshja-bayern-hoffenheim-trajneri-bavarez-humb-koken-gjyqtari-pezullon-takimin%2F

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *