Është mbyllur me dramë derbi i zjarrtë i kryeqytetit. Spektakli nuk ka munguar mbrëmjen e sotme, me skuadrat që kanë argëtuar tifozët e pranishëm në “Air Albania”, por edhe ata që e kanë ndjekur përmes ekranit të televizorit. Rastet kanë qenë të shumta për të dyja skuadrat, por goli i parë u shënua në minutën e 78 të takimit. Ishte Maget ai që e dërgoi topin në rrjetë me kokë, ndërsa më parë Tirana kishte goditur dy herë traversën.
Por bardheblutë nuk u dorëzuan dhe në minutën e 91-të shtangën Partizanin. Hasani lihet i lirë në zonë dhe prej aty shkund rrjetën për të kthyer sërish barazimin. Por festa zgjat vetëm pak sekonda. Mjafton një devijim i lehtë i Mensah që të shtyjë topin në rrjetë në minutën e 92-të. Festa ishte e gjitha për të kuqtë, që i gëzohen kështu tre pikëve, të cilat në derbi shijojnë më shumë se në çdo ndeshje tjetër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/