VIDEO/ Mbrojtësi grek donte të bënte prezantim spektakolar me luanin, trembet dhe largohet menjëherë

Manolas mbylli kontratën me skuadrën greke të Olympiakos për tu transferuar tek klubi i Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe. Drejtuesit e skuadrës në Lindjen e Mesme kishin menduar një prezantim mjaft të veçantë për mbrojtësin helenas.

Gjatë prezantimit Kostas Manolas do të duhej të fotografohej përpara një luani. Kjo ide mjaft intriguese dukej se i pëlqeu ish mbrojtësit të Romës dhe Napolit, por mjaftoi vetëm një hungërimë e luanit që Manolas të trembej menjëherë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *