Për Armando Brojën është bërë një garë e fortë mes shumë ekipeve të Premier League që kërkojnë sulmuesin shqiptar. Vlera e tij po prek shifrën e 40 milionë eurove, ndërsa vetë Chelsea është në mëdyshje për vendimin. Tuchel e kërkon sulmuesin që ta shoh në miqësoret para sezonit të ri, por karshi këtyre shifrave për një lojtar të akademisë, klubi mund të mendojë seriozisht edhe shitjen e tij.
Ndërkohë faqja “Chelsea Loan Army”, që ka ndjekje të madhe në rrjetet sociale dhe i përkushtohet vetëm huazimeve të Chelsea-t në klube të tjera, kërkon që të shuajë edhe dyshimet e pakëta me driblimin e Brojës kundër Ruben Dias, qendërmbrojtësit të Manchester City. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
If you don’t think Armando Broja is Chelsea material, here’s him owning Ruben Dias. ? pic.twitter.com/v1EbhrXicz
— Chelsea Loan Army (@CFCLoanArmy_) January 29, 2022