Manchester City dhe Arsenali janë përballur sot një në sfidë mjat delikate sa i përket rrugëtimit drejt titullit kampion në Premier League. “Qytetarët” kanë shkatërruar londinezët me rezultatin e thellë 4-1, duke bërë që gara për titull të marrë një rrjedhë tjetër. Kevin De Bruyne tundi rrjetën që në minutë e 7 të takimit, ndërsa në shtesën e pjesës së parë Stones dyfishoi rezultatin.
Arsenali nuk mundi të reagonte as në 45 minutat e dyta të lojës, kur City tregoi përsëri forcën e tij. De Bruyne shkund përsëri rrjetën e “topçinjve”, të cilët ngushtojnë diferencat vetëm në minutën e 85 me anë të Holding-ut.
Por Manchester City nuk do të ndalej me kaq, pasi Erling Haaland i çon shifrat në 4-1 me golin e shënuar në sekondat e fundit të ndeshjes. Një fitore spektakolare e ekipit të Guardiolës, që i përmbys ëndrrën e titullit kampion ish-nxënësit të tij, Mikel Artetës. Tashmë diferenca mes dy skuadrave është vetëm 2 pikë, por Manchester City ka në dispozicion dy ndeshje më tepër për të zhvilluar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
HAALAND BREAKS THE RECORD FOR MOST GOALS IN 38 GAME PREMIER LEAGUE SEASON! ??? #MCIARS pic.twitter.com/f6ZmzgYbXT
— The Premier League Club (@TPLCSports) April 26, 2023