Një ndeshje spektakolare ka rezultuar ajo mes Manchester Cityt dhe Leiçesterit pasditen e sotme. Djemtë e Guardiolës e bën gjithhçka të lehtë në pjesën e parë duke shënuar 4 herë ( De Bruyne 5′, Mahrez Pen 14′, Gundogan 21′, Sterling Pen 25′). Qytetarët kishin mundësi ta dërgonin rezultatin në 6-0, teksa portieri i Schmeichel ndalon aksionet e Sterling dhe Gundogan në fundin e pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Leiçesteri do të frikësonte Guardiolën, pasi shënoi 3 gola për 10 minuta. Fatmirësisht, për vendasit mbrojtësi i Manchester Cityt realizoi menjëherë pas shënimit të golit të Leiçesterit, duke e dërguar ndeshjen në 5-3. Në minutën e 87-të, Sterling “gjunjëzon” Leiçesterin dhe mbyll gjithçka në 6-3./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Goal Raheem Sterling!!! #MCILEI
Man City 6-3 Leicester City pic.twitter.com/0V8HNQ99v9— WFGOAL (@WFTV16) December 26, 2021