VIDEO/ Luftëtari dhe Marantas në krizë, Vllaznia shënon dy gola kur pak e prisnin

Luftëtari ka dështuar edhe njëherë tjetër për të dalë me pikë nga fusha e blertë, teksa këtë herë janë ndëshkuar nga Vllaznia, që ka marrë një fitore 0-2 në minutat e fundit të takimit.

Megjithatë, bluzinjtë i kanë pasur mundësitë e tyre, por Realdo Fili ka “falur” para portës kundërshtare. Marantas e ka hedhur në fushë sulmuesin e Luftëtarit në fillimin e pjesës së dytë, për ta përdorur si një as nën mëngë, por Fili shpërdoron një rast të pastër përballë portierit të shkodranëve në minutën e 80.

Ligji i futbollit është i thjeshtë, nëse nuk shënon do të pësosh dhe Luftëtari pësoi dy të tillë, një nga Malota dhe një nga Gilman Lika që do të mbyllte gjithçka në minutat e fundit të ndeshjes./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *