Barcelona ishte favoritja absolute në ndeshjen e djeshme ndaj Almerias, e cila po lufton dëshpërimisht për mbijetesë në La Liga. Megjithatë, vendasit arritën të tronditnin katalanasit dhe të merrnin një fitore të artë që i dha një goditje të rëndë Barçës në shifrat 1-0.
Blaugranët mund të kishin rritur epërsinë e tyre ndaj Real Madridit të vendit të dytë në dhjetë pikë duke fituar kundër Almerias, por ata e humbën shansin.
Tashmë diferenca mes dy rivalëve është shtatë pikë pasi djemtë e Ancelotit barazuan në derbin e qytetit ndaj Atleticos.
Megjithatë, disfata e Barcelonës në ndeshjen e mbrëmshme kishte një prapaskenë pasi një video e ngrohjes së klubit katalanas u bë hit në rrjetet sociale.
Si gjithmonë, lojtarët e Barcelonës u ngrohën para ndeshjes, por në një moment ata sapo filluan të shikonin njëri-tjetrin sepse nuk mund ta besonin atë që kishin bërë njerëzit nga Almeria që ishin përgjegjës për muzikën dhe fjalimin publik në stadium.
Në një moment gjatë ngrohjes së lojtarëve të Almerias dhe Barcelonës, përgjegjësi i muzikës në stadium ka luajtur këngën e Shakirës, të cilën ajo e publikoi muajin e kaluar, ku denonconte ish-lojtarin e Barcelonës, Gerard Pique, me me të cilin ishte në një lidhje prej 12 vitesh.
Lojtarët e Barcelonës e shikonin njëri-tjetrin të hutuar, sepse nuk mund ta besonin se kishin transmetuar pikërisht këtë gjë për Pique. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
i just noticed that barcelona was warming up today to the shakira pique disstrack playing in the stadium ?? pic.twitter.com/71C8O9A6iQ
— maja ?? (@kylianshug) February 27, 2023