Lionel Mesi nuk ka të ndalur me magjinë që vazhdon t’i dhurojë futbollit, pavarësisht viteve dhe kohës që kalon. Sulmuesi argjentinas i ka dhënë tre pikët Barcelonës në transfertë ndaj Atletiko Madridit, ndërsa u fitua në shifrat 0-1.
Një aksion që nisi dhe përfundoi nga këmbët e këtij lojtari, duke e dërguar topin në rrjetë. Por Mesi nuk ishte heroi i vetëm, pasi në formë të mrekullueshme ishte edhe Ter Stegen me disa pritje që evituan gola të sigurtë. /Sport Ekspres/