Shqipëria ka arritur që të bëjë detyrën edhe ndaj San Marinos duke fituar me shifrat 5-0. Pas këtyre tre pikëve dhe ndaljes së Polonisë me Anglinë, kuqezinjtë kanë marrë vendin e dytë në grup. Entuziazmi është rritur me lojën sulmuese që po praktikohet nga Reja dhe me brezin e ri të lojtarëve që është shumë premtues.
Kështu në Elbasan Arena do të shiteshin të gjitha biletat e lejuara për të parë Shqipërinë ndaj një kundërshtari si San Marino. Ndërkohë që para këtij takimi kishin filluar edhe llogaritë te tifozët shqiptarë. Intervista që po merr më shumë jehonë është ajo e shpërndarë në Ora Neës.
Teksa gazetari Altin Sulçe pyet një tifoz për ndeshjen e Kombëtares, nisin kalkulimet: “Kjo ndeshje është e fituar. Do vijë Polonia këtu dhe do fitojmë 2-1. Me Hungarinë do të barazojmë”. Si për të ngacmuar më tepër, gazetari e ka pyetur tifozin sesi mundet që të parashikojë kaq shumë ndeshje: “Ne do të kualifikohemi, do të ikim në Katar në 2022. Ai Leëandoëski, këtu do të hajë kallamin…”, u shpreh tifozi. /Sport Ekspres/