VIDEO/ Letra higjenike shumë e thjeshtë për Hysajn, mbrojtësi shqiptar e çon sfidën në tjetër nivel

Futbollistët ditët e fundit kanë nisur një sfidë e re që është duke u zhvilluar në rrjetet sociale. Në një kohë kur të gjithë janë në karantinë, lojtarët kanë vendosur një mënyrë interesante për të kaluar kohën dhe për të qenë aktiv. Në këtë sfidë futbollistët e kanë zëvendësuar topin me lëtër higjenike, të cilën kanë për qëllim ta mbajnë sa më gjatë në ajër nëpërmjet xhunglimeve.

I nominuar për të provuar veten në këtë lojë të re ka qenë edhe mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj. Ky i fundit e ka pranuar sfidën, por duke ndryshuar paksa rregullat. Kapiteni kuqezi e ka çuar në një tjetër nivel, teksa ka zjgedhur të përdorë një karamele në vend të lestrës higjenike, duke e bërë kështu më të vështirë. Video është shpërndarë nga vetë Hysaj në rrjetin e tij social, ndërsa fton të bashkohen në këtë sfidë bashkëlojtarët e tij te Napoli, Mario Ruin, Di Lorenzon, Kulibalinë dhe Insinjen./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *