Derbi i kryeqytetit italian i përket Lacios. Bardhekaltrit kanë mposhtur sot Romën e Murinjos me rezultatin minimal 1-0. Ndeshja u vendos në minutën e 65, atëherë kur Xakanji e dërgoi topin ngjitur me shtyllën e dytë dhe i dha epërsinë ekipit të tij. Një ndeshje e dominuar tërësisht nga Lacio, e cila “i ka fshehur“ topin Romës, teksa ka pasur zotërimin e tij për 70% të kohës. Një statistikë që është ndihmuar edhe nga dalja me karton të kuq e Ibanjezit në minutën e 32-të të sfidës.
Titullar në këtë ndeshje ishte edhe Elseid Hysaj, që ka arritur të ndihmojë skuadrën të mbajë rrjetën e paprekur. Derbi i jep tre pikë mjaft me peshë Lacios, e cila tashmë renditet në vendin e dytë në Serinë A dhe po hedh hapa të sigurt drejt pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Roma 0-1 Lazio
??: Zaccagni 65′ pic.twitter.com/hX9KpbLn4l
— Chelsea Fc (@CFCfixture) March 19, 2023