Laçi-Bylis 0-1 Trumci 57′
Laçi është një “Deja Vu” me trajnerin Vukicevic. Ashtu si edhe një vit më parë, kurbinasit janë duke u endur në vendet e fundit të tabelës për shkakun e nisjes skandaloze të sezonit. Këtë herë është humbur në shtëpi me shifrat 0-1 ndaj Bylisit. Thuajse në të njëjtën situatë, Vukicevic do të jepte dorëheqjen nga stoli te Laçi në sezonin e shkuar.
Drejtuesit menduan ri sjelljen e tij, e cila nuk po rezulton ashtu siç pritej. Ndeshja e sotme me Bylisin ishte e barabartë me dy ekipet që kishin shanset e tyre për të shënuar. Goli i vetëm i takimit erdhi nga kapiteni Trumci që realizoi me një goditje fantastike nga distanca, ndoshta më të bukurin e parë në Superiore për këtë edicion. Pas kësaj fitore, ekipi i Bellait shkon në vendin e dytë të Superiore pas Partizanit. /Sport Ekspres/
Laçi (4-3-3): Dajsinani; Cucin, Velkoski, Alla, Turkaj; Peterman, Borysiuk, Babatunde; Prenga, Adeleke, Mazrekaj
Bylis (4-2-3-1): Haremi; Trumçi, Janku, Damcevski, Loran; Maçolli, Qoshku; Qardaku, Ruçi, Souza; Kaçorri