Rei Manaj nuk di të ndalet me Barcelonën sa i përket golave të shënuara. Sulmuesi shqiptar u aktivizua si titullar në miqësoren që është duke u zhvilluar kundër Gironas. Këtë herë futbollisti i Kombëtares arriti që të shënonte në minutën e 24.
Pas një aksioni model nga katalanasit, Manaj nuhat gjithçka për të shkuar në vendin që topi duhej të mbërrinte dhe për t’i bërë “tunelin” portierit kundërshtar. Pas tre golave në miqësoren e fundit, Manaj arriti të realizonte sërish duke lënë të çuditur edhe presidentin Laporta që duhet të rishikojë planet për sulmuesin. /Sport Ekspres/