Milani është duke u ndeshur kundër Veronës në transfertë, ndaj një kundërshtari që në këtë sezon ka rezultuar “i hidhur” për të gjitha pretendentet për titull në Seria A. Pjesa e parë është mbyllur në shifrat 0-1 dhe në mungesë të Zlatan Ibrahimoviç, Calhanoglu, Benaser dhe Tonali, kuqezinjtë po tregojnë se nuk do të dorëzohen lehtë për titullin kampion.
Goli ka ardhur në minutën e 27 të takimit atje ku Rade Krunic ka dhuruar një kryevepër nga goditja e dënimit. E kush është Calhanoglu? Tifozët e Milanit pyesin veten nëse mesfushori turk do të mundte që të përsëriste të njëjtën predhë si të Krunic, që gjeti cepin e rrjetës në portën e Veronës. /Sport Ekspres/