Barcelona duket se ka gjetur formën e duhur në kampionat, teksa mposht 0-3 Valadolidin dhe ngjitet në vendin e 5-të në kuotën e 24 pikëve. Loja filloi menjëherë me intesitet të lartë, ku katalanasit kërkuan menjëherë golin. Në minutën e 21-të, Mesi jep një kros fenonemal drej Lenglet, i cili gjen rrjetën dhe kalon skuadrën e tij në avantazh.
Në të 35-tën Braithëaite dyfishon shifrat dhe i jep sigurinë e duhur skuadrës blaugranase për të menaxhuar sfidën. Nuk mungoi dhe i përhershmi Mesi që vulos shifrat e takimit në 0-3, duke i dhuruar tre pikë të rëndësishme Barcelonës. Megjithatë në këtë rast vëmendjen sulmuesit argjentinas ia ka marrë Pedri, pasi asistimi ishte shumë herë më magjik sesa vetë goli.
Me këtë realizim, Mesi shkon në kuotën e 7 golave, me vetëm 1 më pak se Moreno. Edhe pse në vitin e tij më të vështirë, argjentinasi është në rrugën e duhur për të fituar përsëri Këpucën e Artë në La Liga. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Lionel Messi is now the player with the most goals for a single club (644), overtaking Pelé. What a record to have on your name that is.
Messi 644-643 Pele. Pedri with the glorious assist. pic.twitter.com/d4xKRlmXhl
— KNUST VC OBIRI DAN$O??? (@theOhmsGuy) December 22, 2020
Still thinking about this audacious assist from the magical boy Pedri to Messi?
— Sweta Bhandari. (@bsweta56) December 22, 2020