Roma ndjek hapat e kryesuesve, teksa ka mposhtur me rezultatin 3-1 Veronën. Verdhekuqtë i “mbyllën llogaritë” që në pjesën e parë, duke shënuar 3 gola brenda 9 minutave. Mancini hapi serinë e golave në minutën e 20-të, ndërsa vetëm dy minuta më vonë, i përhershmi Mkhitaryan do të dyfishnote shifrat. Në të 29-tën, Mayoral do të mbyllte pjesën e parë në 3-0. Goli i shënuar nga Verona në minutën e 62-të, ishte i pamjaftueshëm për të tentuar surprizën.
Kjo ndeshje ishte mjaft me fat për mbrojtësin shqiptar Marash Kumbulla, i cili u aktivizua në minutën e 12-të takimit, pasi Smalling ndjeu një lëndim në këmbë. Në minutën e 38-të qendërmbrojtësi u ndëshkua me kartonin e verdhë, megjithatë ishtë një ndihmë e madhe për Romën për të mbrojtur rezultatin./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
https://twitter.com/AsrGoals2/status/1355975231957946370