Kremoneze i ka befasuar të gjithë me rezultatin e arritur mbrëmjen e sotme. Skuadra italiane ka mposhtur Romën me rezultatin 2-1, duke regjistruar kështu fitoren e parë në këtë sezon në Serie A dhe të parën pas 27 vitesh në këtë kampionat.
Titullar në këtë përballje ishte edhe Marash Kumbulla, që luajti deri në minutën e 68. Lojtari shqiptar ishte titullar në mbrëmjen e gabuar, teksa është larguar nga kjo transfertë me shijen e hidhur të humbjes. Vendasit gjetën golin që në minutën e 17 me anë të Tsadjout, ndërsa në të 71-tën Spinazzola ktheu baraspeshën. Por festa e verdhekuqve nuk zgjati shumë, pasi Ciofani shndërron në gol një penallti në minutën e 83-të dhe i jep Kremonezes një fitore që për vite e vite me radhë e prisnin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Serie A ??
Cremonese 2-1 Roma
?? Ciofani pic.twitter.com/J8jfAzUdl9— Tendencia Futbol (@_JogaBonito_10) February 28, 2023