VIDEO/ Kukësi mbyll testin e parë miqësor, Kristal Abazaj shmang ekipin nga humbja

Kukësi ashtu sikur edhe skuadrat e kryeqytetit, është duke zhvilluar fazën përgatitore në Turqi. Verilindorët kanë zhvilluar ditën e stme një miqësore kundër ekipit turk, Yeni Malatyaspor. Këta të fundit luanë në elitën e Turqisë, ku momentalisht mbajnë vendin e 8 në renditje.

Shpëtim Duro kishte kështu përballë një kundërshtar të denjë për të provuar lojtarët e tij, të cilët e mbyllën këtë test miqësor në barazim. Ndeshja përfundoi me shifrat 1-1, ndërsa të dy golat erdhën në pjesën e dytë të ndeshjes. Do të ishte Bulur ai që do të shënonte i pari, duke kaluar Malatyasporin në avantazh në minutën e 55. Për të vendosur baraspeshën do të mendonte më pas Kristal Abazaj, i cili në minutën e 82, pasi kalon disa prej kundërshtarëve të tij, finalizon me gol aksionin./Sport Ekspres/