Kukësi duket se i ka lënë pas ato luhatjet e gjysmës së parë të sezonit. Verilindorët kanë mposhtur këtë herë ekipin e Laçit me shifrat 3-1, duke rimarrë kështu edhe një herë tjetër kryesimin e Superiores. Kukësi do të shkonte te fitorja falë përmbysjes, teksa do të ishin fillimisht kurbinasit që do të gjenin rrugën e rrjetës me anë të Nuabuezes, që i dha fund ngërçit të golave për vitin 2020.
Por avantazhi do të zgjaste vetëm 3 minuta, pasi në të 39-n Abazaj vendos baraspeshën. Dy golat e tjerë do të vinin në pjesën e dytë të ndeshjes. Vasil Shkurtaj shënoi të dytin për Kukësin në minutën e 68 dhe fiton kështu edhe duelin me Nuabueze për golashënuesin më të mirë të kampionatit. Ndërsa për të vulosur shifrat përfundimtare mendoi Ethemi, që në mnutën e 79 të takimit shënon edhe golin e tretë për verilindorët./Sport Ekspres/
Pas ndeshjes hapëse që ka zhvilluar dhe fituar Tirana me rezultatin 0-1 dje në Shkodër ndaj Vllaznisë, kampionati shqiptar po vazhdon me ndeshjet e javës së 21. Kështu një tjetër përballje që pritet me shumë vëmendje është derbi mes Kukësit dhe Laçit. Trajnerët kanë vendosur edhe zgjedhje përfundimtare, ku verilindorët janë me treshen sulmuese Gavazaj-Abazaj-Shkurtaj. Ndërkohë në majën e sulmit te Laçit gjendet Nuabueze, që shpreson rikthimin te goli i parë për vitin 2020. /Sport Ekspres/
Kukësi: Xhika, Maliki, Teqja, Obanor, Musta, Musolli, Limaj, Ethemi, Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj
Laçi: Stazhilla, Fangaj, Ignjatoviç, Gjoni, Rapo, Shehu, Deliu, Lushkja, Greca, Xhixha, Nuabueze