Partizani-Kukësi 2-1 Bitri 25′, Skuka 30’/ Basha 70′ p
Partizani ka arritur të fitojë duelin ndaj Kukësit me shifrat 2-1. Të kuqtë vazhdojnë të tregojnë të njëjtën fytyrë. Pjesa e parë ishte fantastike për kryeqytetasit që nuk i lanë asnjë mundësi kundërshtarit për të reaguar. Goli i parë erdhi nga Bitri që në minutën e 25 realizoi një silurë nga distanca që i la të gjithë pa fjalë, ndoshta mund të jetë më i bukuri i karrierës së tij. Vetëm pesë minuta më vonë ishte Skuka që dyfishoi shifrat.
Kur u mendua një ndeshje e mbyllur, Kukësi e shtoi ndjeshëm ritmin në pjesën e dytë dhe tregoi fytyrën tjetër. Barbosa do të vinte një penallti nga pakujdesia e Bitrit në 70 dhe Basha do të shënonte, pavarësisht se Rexhepi po provonte që ta shpërqendronte. Shumë vuajtje nga Partizani në minutat e fundit, që i kthehen makthet e ndeshjes së fundit për mënyrën sesi u barazua nga Erzeni. Megjithatë të kuqtë arritën të marrin tre pikët dhe shkojnë në kreun e Superiores, të paktën përpara se Tirana të luajë ndaj Teutës. /Sport Ekspres/
PARTIZANI: Rexhepi, Buxhelaj, Bitri, Sota, Hadroj, Matondo, Maguette, Murataj, Rrapaj, Cara, Skuka
KUKËSI: Halimi, Haxhiu, Ndreca, Sula, Ilieski, Mbarak, Canelas, Gj. Taipi, Sh. Taipi, Barbosa, Cardoso