Stavri Nica po kryen një punë fantastike te Kukësi. Skuadra verilindore ka ndyrshuar fytyrë në javët e fundit, duke befasuar me rezultatet në fushën e lojës. Kuksianët kanë marrë tre pikë të tjera ditën e sotme, teksa kanë mposhtur Vllazninë me rezultatin minimal 1-0.
Megjithëse me 10 lojtarë në fushën e lojës, Kukësi ia ka dalë të sigurojë fitoren përballë kuqebluve. Rashiti kërceu mbi të gjithë në zonën e Vllaznisë në minutën e 84-t dhe me kokë e ndali topin në rrjetë. Një gol që përcaktoi fatin e këtij takimi e qe e dërgoi skuadrën kuksiane në kuotën e 13 pikëve, po aq sa Tirana e Laçi i vendit të tretë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/