VIDEO/ Kthehet te goli pas 1 viti, Endri Çekiçi tund rrjetën në Turqi me fatin që i buzëqesh lojtarit shqiptar

Endri Çekiçi ka arritur që të gjejë golin e parë me ekipin e Pendikspor. Kjo skuadër është duke u përballur me Trabzonspor dhe ndeshja është në shifrat 2-1. Goli i vetëm deri tani te Pendikspor është realizuar nga Çekiçi.

Në minutën e 36 të takimit, i gjetur para portierit kundërshtar, Çekiçi e ka shtyrë topin në rrjetë edhe me pak fat. Lojtari i Trabzonspor e ka arritur topin, por nuk ka mundur që ta largojë atë. Megjithatë ky gol është i rëndësishëm për Çekiçin pasi hera e fundit që kishte realizuar ishte 16 shtatori i 2022, atëherë kur luante për Konyaspor kundër Galatasarait. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *