Kryeqyteti vishet i kuq. Partizani është “hakmarrë” për humbjen në përballjen e parë, teksa këtë herë ka mposhtur Tiranën me shifrat minimale 0-1. Një derbi që ashtu siç pritej, ofroi emocione dhe adrenalinë për tifozët. Ndeshja u vendos që pa nisur ende mirë. Në minutën e 4-t, ishte Xhuliano Skuka ai i cili shkundi rrjetën dhe shënoi golin e vetëm të kësaj sfide. Një duel edhe personal i fituar për Skukën, i cili mposht Xhixhën, konkurentin e tij në garën për golashënues të Superiores.
Sulmuesi i Partizanit shkon në kuotën e 10 golave, 1 më pak nga Xhixha. Sa i përket derbit, rastet ishin të shumta në numër për të dyja skuadrat, ndërsa Partizani iu afrua më tepër golit me traversën e Carës në pjesën e dytë. Fjalën e tyre në këtë përballje e thanë edhe tifozët, të cilët shkaktuar ndërprerjen e sfidës pak pasi nisi pjesa e dytë për shkak të spektaklit piroteknik që ofruan në “Air Albania”. Partizani merr kështu tre pikë mjaft të vlefshme dhe udhëheq tashmë renditjen në “Abissnet Superire”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/