Anglia mposhti Gjermaninë me rezultatin 2-0 ditën e djeshme, duke u kualifikuar në çerekfinale të Euro 2020. Harry Kane shënoi golin e dytë për ishullorët, i cili dërgoi në “KO” kundershtarin.
Pikërisht ky ishte goli i parë për sulmuesin e Tottenhamit, i cili po kritikohej shumë për mungesën e shënimit.
Edhe kryeministri anglez, Boris Johnson u surprizua nga goli i Harry Kane. Johnson ishte duke u parë këtë ndeshje në dhomën e tij në kryeministri dhe gëzoi menjëherë pas golit të dytë.
“Gol. Shikoni është Harry Kane. Më në fund shënoi”- tha në momentin e gëzimit Boris Johnson. /Sport Ekspres/