VIDEO/ Kristjan Asllani “zverdh” Inzagin, Monza i shënon në fund Interit dhe e feston si fitore

Interi ka luajtur në transfertë përballë Monzës në mbrëmjen e sotme. Zikaltërit kaluan që në minutën e 10 në avantazh me Darmian, por vetëm pak sekonda më vonë ishte Patrick Ciurria që barazoi. Megjithatë në të 22 ishte sërish Interi që gjeti avantazhin me anë të Martinez.

Kur pritej që ndeshja të përfundonte në këtë mënyrë, në të 3 e shtesës Caldirola barazoi rezultatin me një gjuajtje me kokë. Kështu Monza del me një pikë në barazimin 2-2 ndaj Interit, por e festuar si fitore. Në minutën e 55 do të aktivizohej edhe Kristjan Asllani pas dëmtimit të Calhangolu.

Mesfushori shqiptar ka “zverdhur” edhe Inzagin në një moment. Teksa lojtari shqiptar ishte në duel me kundërshtarin dhe u godit nga ky i fundit, arbitri nuk akordoi asgjë. Nga protestat e shumta të Inzagit do të tregohej edhe kartoni i verdhë për të. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *