Kristjan Asllani zotëron aftësi të kalibrit të lartë, pavarësisht se Inzagi e ka injoruar për një kohë të gjatë te Interi. Moali, personi i njohur në rrjetet sociale si për sfidat e ndryshme që bën me lojtarët e njohur në Europë, këtë herë kishte zgjedhur Kristjan Asllanin.
Atje janë parë më së miri pak nga aftësitë e mesfushorit shqiptar, me nuhatjen e madhe për ta dërguar topin në kuadratin e vogël, edhe pa e parë portën. Ndërkohë tifozët e Interit nuk i kursyen ironitë për Inzagin në komente: “Moali, provoje të njëjtën sfidë me Gagliardinin”, ishin shumë prej komenteve. Trajneri i Interit i ka habitur jo pak tifozët zikaltër duke i besuar edhe Gagliardinit para Asllanit. /Sport Ekspres/
View this post on Instagram
View this post on Instagram