VIDEO/ Kosova fiton falë golit me modelin “alla Barcelona”, Irlanda e Veriut i shkakton vuajtje në fund

Pas humbjes me Greqinë në shtëpi, Kosova është rikthyer që të fitojë. Këtë herë dardanët kanë pritur Irlandën e Veriut për t’ia dalë me shifrat 3-2. Ndeshja nisi në perfeksion për Kosovës që shënoi në minutën e 9 me Vedat Muriqin me penallti. Pas 10 minutash ishte Milot Rashica që kaloi bukur kundërshtarin dhe dha krosimin e ëmbël për Zymer Bytyqin, që tundi bukur rrjetën.

Ndërkohë Lavery do të shkurtonte shifrat në të 44. Për të kaluar te goli i tretë i Kosovës në të 52, ku me një aksion “alla Barcelona”, Muriqi trefishoi shifrat. Irlanda ngushtoi sërish diferencën me Ballard në të 83 duke i shkaktuar vuajtje në fund dardanëve, por fatmrësisht pa arritur t’i marrë pikë. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *