VIDEO/ Komentatori argjentinas ngashërehet në lot pas penalltisë fituese, nuk i përmban dot emocionet e shpalljes Kampion Bote

Argjentina është shpallur kampione e botës pas 36 viteve. Në 1986-n ishte Maradona ai që sillte lumturinë për popullin argjentinas, ndërsa sot ishte Lionel Mesi që bëri të njëjtën gjë. Bardhekaltrit kanë shkaktuar emocione të forta te populli i tyre me triumfin e arritur. Komentatori Andres Cantor ishte zëri i gjithë argjentinasve ditën e sotme, teksa nuk ka mundur t’i përmbajë dot lotët në një moment kaq historik për Kombëtaren e tij.

Cantor ngashërehet pas penalltisë së Montielit, i cili vulosi fitoren në finalen kundër Francës. Komentatori argjentinas ka bërtitur për disa e herë me radhë mes lotëve frazën: “Jemi kampionët e botës“, ndërsa zëri po i ngjirej nga britmat./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *