Arbnor Muja po konfirmon veten dalëngadalë edhe në Belgjikë. Sulmuesi shqiptar u transferua nga Drita në radhët e Antwerp-it në verën e shkuar dhe këto pak muaj i kanë mjaftuar të përshtatet me këtë ndryshim në karrierën e tij.
Në dy paraqitjet e zhvilluara në muajin dhjetor, Muja ka shënuar një gol dhe ka dhuruar dy asiste. Statistika mjaft pozitive, çka kanë bërë që të përzgjidhet lojtari i muajit dhjetor. Klubi i Antwerp-it krenohet në faqen e vetë zyrtare në “Twitter“ me 24-vjeçarin dhe tregon përmes një videoje rrjetën e tundur nga Muja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Way to go, Arbnor! ?? #RAFC #POTM pic.twitter.com/kUZMY2RjaE
— Royal Antwerp FC (@official_rafc) January 5, 2023