Barcelona lë prapa krahëve humbjen ndaj Sevijës në Kupën e Spanjës në mënyrën më të mirë të mundshme. Blaugranasit mposhtën me rezultatin 5-1 Alavesin, në një ndeshje të cilën e dominuan që nga fillimi deri në fundin e takimit. Gjithçka foli për të riun Trincao dhe Lionel Mesi të cilët shënuan dopietë në këtë takim.
Edhe 24-vjeçari Firpo la gjurmë në këtë sfidë, duke shënuar golin e 5-të të ndeshjes. Lionel Mesi ngjitet në kuotën e 14 golave në tabelën e përgjitshme të golashënuesëve, me vetëm 1 më pak se Luis Suarez.
Argjentinasi shënoi një supergol nga distanca, teksa me pjesën e brendshme të këmbës e ka dërguar topin në cepin e majtë të portës. Lionel Mesi tregon dhe njëherë që pavarësisht moshës, klasi nuk largohet kurrë./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
https://twitter.com/KAI00852/status/1360706170294427648